Krimi në familje, flet i afërmi: Nusja me probleme mendore, e njoftoi vetë burrin pasi vrau vjehrrën!

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Maqellarë të Dibrës, ku nusja, Miranda Markja qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj, Naile Markja. I afërmi i tyre, Rushit Marke tregon se nusja ishte me problem me mendore dhe se prej kohësh kishte konflikte me vjehrrën.
Ai thotë se ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 ditën e djeshme dhe është zbuluar pasi shkoi në shtëpi djali i viktimës, i cili shiste në një treg. Krimi u zbulua pas 6 orësh dhe, sipas komshiut, ka qenë vetë nusja që ka marrë në telefon bashkëshortin, duke i treguar se i kishte vrarë të ëmën.

“Gruaja ka qenë me probleme mendore që prej 10 vitesh, unë i kam kushërinj. Ngjarjen e ata e kanë mbajtur të fshehur. Ajo ka bërtitur vjehrra, ka qenë njeri shumë i mirë, njeri i përsosu. Nusja me djalin kanë patur katër fëmijë, burri ka qenë duke shitur, shet në rrugë, dhe e ka lajmëruar nusja burrin që kam hajde se kam vrarë nënën. Nusja dhe vjehrra kanë patur gjithë kohën konflikte me njëra-tjetrën”, thotë ai.

Loading...