Krishtlindja, në kishë me maska/ Ceremonitë fetare nën kushtet e mbrojtjes nga Covid

Meshën kryesore të Krishtlindjes në kishën katedrale ngjallja e krishtit e ka drejtuar kryepeshkopi Anastas.

Kleriku më i lartë i kishës autoqefale të Shqipërisë është shfaqur me maskë. Një muaj më parë ai u infektua nga covid, duke kaluar një moment të vështirë por pas kurimit në një spital në Athinë u rikuperua dhe sot ishe në krye të meshës.
Këto krishtlindje kanë mbledhur më pak njerëz në kishat ortodokse. Meshat janë zhvilluar duke respektuar kushtet e sigurisë për t’u mbrojtur nga covid.

Besimtarët kanë kryer rritet me maska dhe në distancë ndaj njëri tjetrit dhe ndaj klerikëve.

Loading...