Boksieri shqiptar i peshave të rënda Kristjan Prenga ka shkatërruar kundërshtarin amerikan Samuel Crossed në ndeshjen e zhvilluar në SHBA, duke marrë titujt WBA dhe NBA në kategorinë e tij.
32-vjeçari shqiptar ishte si një uragan për amerikanin, i cili humbi me nokat në raundin e tretë.
Kjo fitore ishte e 13 për Kristjan Prengën në boksin profesionist, ndërsa të 13 janë me nokaut.
Kjo fitore i hap rrugën mirditorit për të tjera ndeshje që mund të sjellin tituj edhe më të rëndësishëm.
Para ndeshjes Prenga u shpreh se di pak për kundërshtarin e tij, një 35-vjeçar nga Maryland, i cili ka luftuar ekskluzivisht si një peshë e madhe.
Platforma e tij më e madhe deri më tani ishte një ndeshje e nëntorit 2021 me titullarin aktual të peshave të WBC, Badou Jack, në Dubai, ku ai humbi me nokaut në raundin e dytë.