“Kriza nuk zgjidhet me ikjen e x apo y.Gjithcka është imoralitet i paraprovuar” – Nga Përparim Kabo

Kriza nuk zgjidhet me ikjen e x apo y… sepse kur flitet ne aspektin moral, gjithcka eshte imoralitet i paraprovuar, kur flitet ne aspektin ligjor gjithcka pershfaqet si nje subjektivitet i paster ku pikenisje eshte paragjykimi me baze interesi,…

Jetojme ne nje vend qe edhe ato pak gjera qe ndertoi me mund ne vitet e para, tashme nuk jane ne gjendje te sherbejne…

Partite politike jane kthyer ne prona kryetaresh madje edhe familjare. Institucionet ne prona te “tiranise se shumices” sipas rradhes kur jane ne pushtet, ndersa mardheniet me pubikun manipulohen nga “despotizmi i bute”…

Shoh keta qe kane dal ne fushate…pijne kafe me popullin me demek, tregojne rromuze dhe falin premtime..por as edhe nje fjale per lirine, per demokracine funksionale dhe per interesin publik nese ai do te perfshihet ne vendimmarrje …

Qenka gjetur kerthiza e botes…ajo eshte data e zgjedhjeve…por dhe kjo eshte relative sepse si tha mbreme nje “analist i madh” po deshe mbajini zgjedhjet edhe ne date 35….

Pra te ne sipas parametrave zgjedhore qofshin keto produkte te dekreteve presidenciale dhe te bazuara ne menyre (anti)kushtetuese apo referuar ne kodin zgjedhor.si alternativa (anti)argumentimi..gjithcka do te mund te zgjidhet sepse eshte krijuar muaji me 35 dite…

Ky eshte zbulim…Europa duhet te kete kujdes te mendohet mire sepse ka te beje me “mendje te qarta” dhe te nje dimesioni qe po tejkalon edhe kalendaret historik….

“Demokracia ne kohen e Koleres” ….Njerez vendit i duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje qe prej vitesh burojne ..nga parimi “genjeshtra nga mengjesi deri ne darke” se keta jane njerez qe ju pelqen te jene te genjyer…ndaj edhe eshte krijuar sistemi plural i renave…!
pkabo 14 korrik 2019

Loading...