Kroçera “La Belle De L’Adriatique”, viziton për herë të dytë portin e Vlorës

Në portin detar të Vlorës ka mbërritur sot kroçera “La Belle De L’Adriatique”.

Porti i Vlorës bën të ditur se “141 turistët francezë të ardhur nga Porti i Korfuzit janë mirëpritur nga stafi i portit dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit.

Pas vizitës në port dhe në qytetin e Vlorës, turistët do vizitojnë Apoloninë e Fierit dhe qytetin e Beratit. Destinacioni i tyre do të jetë Mali i Zi.

Kroçera “La Belle De L’Adriatique” mbërriti për herë të parë këtë vit në portin e Vlorës me 183 turistë më 16 shkurt.

Masat e marra gjatë sezonit të fundit turistik për lehtësimin e lëvizjes dhe ankorimit të mjeteve turistike kanë bërë të mundur që gjatë 2018 numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve turistike në vendin tonë të rritet ndjeshëm krahasuar me 2017./atsh/

Loading...