Kroçerat sollën rreth 4 mijë turistë vetëm këtë javë në Sarandë

Rreth 3 784 turistë të huaj mbërritën gjatë kësaj jave në qytetin e Sarandës, i konsideruar si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare.

Drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha, tha për ATSH-në se “1406 turistë mbërritën në bregdetin e Sarandës me krocerën Costa Victoria, ndërsa 2378 turistë me Msc Musica”.

Sipas saj, shumica e turistëve janë italianë, spanjollë, gjermanë, anglezë, amerikanë, francezë, si dhe nga vende të tjera.

Turistët e huaj vizituan pikat turstike të Sarandës si Butrintin, Ksamil, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotam, si dhe Gjirokastrës, etj.

Gjatë muajit prill në portin e Sarandës mbërriti edhe krocera “Msc Lirica” me rreth 2360 turistë të huaj./atsh

Loading...