Kryebashkiaku i Barit mirëpret Ramën: Ta kem këtu kryeministrin shqiptar është një kënaqësi

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mbërriti në Bari, ku do të zhvillojë një vizitë 2 ditore në përkujtim të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë në 6 mars të vitit 1991.
Në aeroport Rama është pritur nga ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio dhe kryebashkiaku i Barit Michele Emiliano.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit shqiptar, duke u shprehur se është një kënaqësi ta kenë në Itali Ramën.
“Erdhi sot me rastin e 30 vjetorit të eksodit shqiptar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ta kem këtu së bashku me ministrin Di Maio, është një kënaqësi që buron nga një miqësi e lashtë e bazuar në fakte dhe jo fjalë”, shkruan Emiliano.

Loading...