Ne 11 ka nisur kete te hene konstituimi i keshillit te bashkise Vlore dhe betimi e marrja e detyres nga kryetari i bashkise Vlore Ermal Dredha.
Nje mbledhje e cila ka zgjatur per rreth 4 ore ndersa kryetare e keshillit te bashkise Vlore eshte zgjedhur Elpiniqi Merkuri nga rradhet e PS , e cila ka qene edhe e vetmja kandidature e propozuar.
Nderkohe zgjedhja e nenkryetareve te keshillit te bashkise eshte shoqeruar me debate pas propozimeve te ardhura nga koalicioni BF, nga PS dhe PD.
Kualicioni BF ka kerkuar qe ky post i takon ketij kuoalicioni referuar ligjit ndersa pas debateve nga keshilltaret eshte votuar per te tre propozimet ndersa nenkryetar te keshillit te bashkise jane zgjedhur Novruz Rrokaj nga PS dhe Muzafer Elezi nga PD.
Me pas eshte vijuar me betimin dhe marrjen e detyres nga kryetari i zgjedhur Ermal Dredha i cili pas betimit eshte drejtuar ne bashkine Vlore, Ku edhe eshte pritur nga ish kryetari Leli.
Leli ka vleresuar administraten deri me tani duke kerkuar te njejtin angazhim.
Kryetari i bashkise Vlore Ermal Dredha ndersa ka marre detyren dhe eshte pritur nga Dritan Leli ne bashki ne fjalen e tij te pare si kryetar bashkie ka kerkuar angazhim nga te gjithe administrata.
Une i shoh njerezit ne sy— ka theksuar Dredha— kush eshte i afte per te vijuar do te qendroje. Kush Jo do te largohet. Nuk kemi kohe per te humbur dhe per me teper ti humbasim kohe qytetit dhe qytetareve te Vlores.
Dredha i shoqeruar nga prefekti eshte pritur ne bashki nga Dritan Leli duke marre detyren. Gjate momentit te firmes,Leli i ka paraqitur kryetarit Dredha edhe disa nga projektet qe pritet te kryhen ne Vlore te cilat kishin mbetur pezull.