Dritan Leli:
Edhe kur Vlora duket e ashpër dhe e vrenjtur, kur Harizi mendon se për shkak të shenjave të vjeshtës do të ketë kohë të merret me punët e tokës, bashkë me të shoqen, një autobuz me turistë gjermanë shfaqet në qoshen e tij të gjelbëruar, në Dukat të Ri.
Shkova që të më tregonte verën e shegës, si produktin më të ri që i ka shtuar verërave që prodhon vetë, pa menduar që, qoftë rrugës, qoftë në restorant, do ndeshesha me dhjetëra turistë që e zgjedhin Vlorën në çdo kohë sepse bukuria e këtij qyteti, bashkë me të mirat e tokës që ofron, nuk ka stinë.
Loading...