Kryekomisari i policisë humb jetën nga tërmeti

Identifikohet një tjetër viktimë nga tërmeti në Durrës. Mes 11 personave të konfirmuar që kanë humbur jetën është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Ai ishte tek godina e Kavalishences, aty ku po behej edhe kursi bazë i policisë.
Presidenti Ilir Meta ka ndare nje mesazh ngushellimi per humbjen e jetes se zyrtarit te policise:

Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!

Loading...