Kryemadhi: “Beteja jonë nuk është as me uniformat e policisë dhe as me godinat.Cdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën”

Për herë të parë pas deklaratës se mungoi në protestën e shkuar se i ishte nënshtruar një operacioni, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi doli sot në një konferencë për mediat ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i kapur nga krimi.

Ajo tha se beteja e protestuesve nuk është me uniformat e policisë dhe godinat por me qeverinë.

Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e quajti protestën e nesërme bashkim kombëtar, Kryemadhi tha se protesta e nesërme duhet të jetë paqësore.

“Protesta e nesërme është e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës por të garantojmë mirëqenien e fëmijëve të tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë.

Protesta e nesërme është e rëndësishme sepse pjesëmarrja më e madhe do të shkundë nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e kryeministrit të ikur.

Beteja jonë nesër nuk është as me uniformat e policisë dhe as me godinat. Cdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën. Beteja jonë është me krimin e organizuar i cili ka fytyrën dhe krimin e Edi Ramës. Largimi i tij do sjellë edhe fundin e tranzicionit.

Më 27 qershor të 2017, dy ditë pas zgjedhje Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar.

Sot ja ku jemi me një kosto shumë të madhe përballë një rrënoje në grahmat e saj të fundit që kërkon oksigjen.

Po ne kemi vendosur do t’ia heqim prizën. Ai sot punon për pesë veta. Ai rriti koston e jetesës por rrogat i la aty ku ishin. Duhet të jemi të gjitha në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të shqiptarëve nuk do jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare.

Vetëm një protestë me të rinj dhe të reja paqësore do jetë goditja më e madhe për krimin e organizuar”, tha Kryemadhi.

Loading...