Kryemadhi: “Deno.ncojmë blerjen e votave”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte paraditen e sotme në Gramsh ku edhe këtë herë iu drejtua Zotit që ta ruante atë dhe shqiptarët.

Veç këtyre, Kryemadhi foli edhe mbi shitblerjen e votës duke e denoncuar ashpër atë.

Ajo që nuk shkon në gjithë këtë histori, është se pikërisht partia që ajo drejton është e akuzuara kryesore (dhe nuk ka nisur sot), për shitblerje të pastër vote.

Janë të faktuara dhe madje disa prej tyre janë kthyer edhe në humore midis qytetarëve. Thënë kjo pasi vetë Kryemadhi është mjaft e njohur tanimë për shperndarjen e “Iphona-ve” në rrethe sidomos në Lezhë prej nga u denoncua edhe fillimisht.

Gjithçka duket se ka nisur në 2013, ku Meta me bllok në dorë e i zënë ngushtë urdhëroi te bliheshin sa më shumë vota për partinë e tij, ritual i cili vijoi me vite me radhë.

Vetëm disa ditë më parë Fatos Klosi gjatë debatiti me ish deputetin e LSI, Endrit Braimllari u shpreh se kishte qënë vete pjesë e partisë dhe e dinte mirë si bliheshin votat aty.

Një tjetër rast që nuk duhet harruar, është edhe vete Klement Balili, i cili sipas fakteve së bashku me vëllain e tij kanë siguruar prej vitesh vota për LSI-në në Sarandë.

Në zgjedhjet e 2015 një prej titujve të lajme ishte: “Kapen 10.000 aparatë celularë IPhone me logon e LSI që do shpërndahen në këmbim të votës”.

Të tjera raste flagrante:

Rasti i Shkodrës

Izmir Bushaj, me dëtyrë doganier në Vermosh, i cili akuzohet se shpërndante paratë me qëllim blerjen e votave për LSI, një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare. Arrest në shtëpi është caktuar edhe për 30 vjeçarin Gëzim Bushaj, i afërm i doganierit cili dyshohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje.”

Rasti i Korçës

Pajtim Myrtollari, sipas organit të akuzës është arrestuar në kushtet e flagrancës “pasi në mjetin e tij së bashku me A.S kanë zhvilluar biseda të cilat cënojnë vullnetin e lirë të qytetarëve për të zgjedhur”. Sipas prokurorisë ai i ka premtuar një vend pune të riut A. S në këmbim të votës së tij dhe të njohurve të tij ç’ka përbën tentativën e parë për korrupsion ndërsa më tej organi i akuzës ka parashtruar edhe prova të tjera të cilat ngrenë dyshimet se 55-vjeçari ka ofruar edhe shuma monetare në këmbim të votës.

“Në automjetin e tij personal janë gjetur lista zgjedhësish, numra kontakti si dhe shuma monetare prej 20 000 lekësh të cilat mendohet se do të përdoreshin në këmbim të votës përkundrejt subjektit politik të përfaqësuar prej tij (LSI)”, thuhet në akuzën e ngritur nga prokuroria. Kjo e fundit tha se Myrtollari ishte në ndjekje dhe se ka edhe rregjistrim të bisedave që i cilësoi kompromentuese për Myrtollarin.

Rastet e Tiranës

Në Tiranë u vunë në pranga tre persona, pas një video të transmetuar në emisionin “Stop” në TV Klan. Ku më pas u pranua se incizimi i videos ishte bërë në këmbim të një vendi pune nga një përkrahës i LSI.

Rasti i Fierit

Në Fier disa funksionarë të LSI-së, përfshirë edhe deputetin Gledion Rehovica u kallëzuan nga policia e Shtetit në Prokurorinë e Përgjithshme./Alpenews

Loading...