Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se qeveria po bën gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që mbrojnë Teatrin Kombëtar duke kundërshtuar shembjen e godinës, vendim i marrë një natë më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Botet e ujit të përdorura dhe më parë duken në protesta në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Nuk dihet nëse këto mjete do të përdoren nga policia sot, ndërkohë që protesta e artistëve dhe shoqërisë civile është mbështetur dhe nga PD dhe LSI.
Kujtojmë se një natë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë qëndruan tek Teatri, ndërsa Kryemadhi tha se sot është radha e saj dhe nëse fadromat duan të hyjnë duhet ta kalojnë mbi trupin e saj.
Po kështu Kryemadhi tha se Rama ka lajmëruar dhe gardën dhe FNSH.