Kryemadhi: “I kam thënë gjithmonë Metës, mos i beso,Ramës”

Ajo e nisi rrëfimin e saj me besimin e madh që ka në Zot, kaloi tek marrëdhëniet e saj dhe Presidentit Meta me Edi Ramën e në fund iu përgjigj akuzave për blerje votash.

Në studion e Adi Krastës, Kryemadhi pranoi që edhe LSI-ja ka bërë gabime gjatë jetës së saj politike. “Për shkak të gjuhës së drunjtë të liderëve të lSI, që të mos flas se mos bëj gabime, nuk kanë treguar të vërtetën asnjëherë.

Në këto 8 vite njerëzit që iu janë prishur interest kanë baltosur LSI-në. Kemi bërë edhe ne faje, gabime sigurusht, por është si ai njeriu që ha bukë e pretendon të mos bëjë thërrime”,- tha zonja Kryemadhi.

Ajo shtoi ndër të tjera se: “Arma ime më e fortë është sinqeriteti. Kjo më ka mbajtur mua atë që jam, ndryshe nuk do kisha rezistuar dot”.

Kryemadhi komentoi edhe marrëdhëniet e saj edhe me ish-ambasadorin e SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu.

“Marrëdhënia me Donald Lu ishte shumë e mirë. Kam menduar gjithmonë që zoti Lu dhe shumë të tjerë janë manipuluar dhe mashtruar në mënyrë permanente nga Rama dhe kabineti i tij”,- shtoi ajo.

Monika Kryemadhi, ka folur edhe për marrëdhënien poltike me Ramën dhe pabesitë e tij. Kryemadhi ka kujtuar sabotimin që Rama i bëri kandidatit të LSI-së në Lezhë në vitin 2013, ndërkohë që rrëfeu se ka qenë gjithmonë marrëveshjes së vitit 2013 me Ramën, “Në marrëdhënien me Ilir Metën, Edi Rama ka një listë të gjatë pabesish.

Ju kujtoj këtu zgjedhjet në Lezhë në vitin 2015 kur i kërkoi vetë Viktor Tushës që të kandidonte, dhe bashkë me Mimi Kodhelin dhe të tjerë sabotuan procesin zgjedhor. Mund ta thoshte që e dua Lezhën për Pjerin Ndeun dhe nuk kishim pse të hynim në mosmarrëveshje.

Unë nuk i kam dhënë afrimitet. Unë me atë nuk kam pasur afrimitet që të jem në marrëdhënie njerëzore. Unë kam qenë kundër marrëveshjes së vitit 2013 të Ilir Metës me Ramën. I kam thënë gjithmonë Metës, mos i beso, për Ramën”,- tha Kryemadhi.

Loading...