Kryemadhi: Ja cili është gabimi im politik, i kam kërkuar falje edhe Ilir Metës

Kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për marrëdhënien me Metën.

Kryemadhi zbuloi se te bashkëshorti i saj vlerëson burrërinë, në kuptimin e mentalitetit, forcës së mendimit dhe tolerancës, virtyte që siç tha nuk e gjen shpesh tek njerëzit.

Monika tregoi se përplasjet mes tyre kanë të bëjnë me politikën dhe jo familjen dhe me sinqeritet tha se në debate gjithmonë ka fituar Iliri. Kryetarja e LSI tregoi se përplasja më e madhe mes tyre ka qenë për djegien e mandateve, teksa zbuloi se i ka kërkuar falje Ilir Metës, një falje që sipas saj, nuk ka më vlerë. “Kam kërkuar falje, por falja ime nuk ka më asnjë vlerë. Është gabimi im politik. Emocionet dhe euforia nga të gjitha anët bënë që të tregohesha pak mendjelehtë”, tha Kryemadhi. “Pas djegies së mandateve besueshmëria e tij politike tek unë është zero”, shtoi ajo

Monika e cilësoi Ilir Metën si një politikan që i duhet politikës shqiptare, ndërsa si bashkëshort e cilësoi si të jashtëzakonshëm. Ajo shtoi se nëse nuk do të merreshin me politikë, e vetmja gjë që do t’i kërkonte atij, do të ishin pushimet e vërteta familjare.

Deputetja tha se pas korrikut Ilir Meta do të ketë axhendë aktive, duke theksuar se ai është një politikan që iu jep besim dhe mundësi të gjithëve.

Loading...