Kryemadhi: ‘Ndoqëm strategji të gabuar që reflektoi në rezultatin e zgjedhjeve, i kërkoj falje Presidentit për…’

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, që e nxori këtë forcë politike me 4 mandate në të gjithë vendin.

Kryemadhi ia faturoi humbjen një strategjie të gabuar të LSI, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve
“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.

Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi.

Loading...