Kryemadhi në SHBA, ja kush e shoqëron

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nis sot një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryemadhi shoqërohet nga nënkryetarja, Kejdi Mehmetaj, Eriol Braimllari dhe Elona Guri.

Gjatë qëndrimit të saj ajo do të ndalet në Miçigan ku do të zhvillojë disa takime me komunitetin shqiptar atje të cilat janë organizuar nga ish-ministri i Brendshëm kolonel Dritan Demiraj dhe administratori i Nova Media, Ervis Zholi.

Ditën e shtunë, në datë 9 nëntor në orën 11.00 (sipas orës locale të Miçiganit), Kryemadhi do të vizitojë teqenë e Baba Rexhepit. Në vijim, pasdite kryetarja e LSI, do të zhvillojë takime me grupe të ndryshme të komunitetit shqiptar në Michigan.

Të dielën, Kryemadhi do të marrë pjesë në meshën që do të zhvillohet në kishën ‘Zoja Pajtore, Our Lady of Albanians’ në Southfield. Gjithashtu në orën 12.00, ajo do të vizitojë kishën e ‘Shën Palit’, Saint Paul’s Albanian Catholic Church në Rochester Hills, ku do të zhvillojë takime dhe me të pranishmit në meshë.

Loading...