Në intervistën e fundit në media ajo tha se nuk e kishte problem futjen në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndërkohë që mos qënia e Ramës në krye të ekzekutivit ishte kushti themelor i Bashës për tu futur në zgjedhje.
Kryemadhi e ka konfirmuar edhe sot qendrimin e LSI-së se nuk e ka problem që Rama të jetë kryeministër, ndryshe nga sa mendon Basha.
Në një komunikim me gazetarët, Kryemadhi tha se këtë kusht e ka vendosur Basha dhe ajo LSI-ja.
Një prej gazetarëve të pranishëm në tryezë sot e pyeti Kryemadhin nëse ka pasur një dakordësi mes liderëve të opozitës që Zoti Basha të ulej në bisedime me ndërkombëtarët dhe Ramën më 9 qershor, edhe pse gjatë gjithë muajve të fundit opozita ka thënë se nuk pranon të negociojë me Ramën si kryeministër.
“Nga neve jo, kjo ka qenë nga Zoti Basha…sepse dekreti i presidentit i 10 qershorit ishte një mundësi që i jepte zotit Rama për sa i përket çtensionimit të situatës politike.
Dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve lokale ishin mundësi jashtëzakonisht e madhe për të treguar se Rama kishte vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i dhënë mundësi partive politike për të marrë pjesë në një proces zgjedhor.
Ajo që thotë Zoti Basha për hir të së vërtetës, artikulon sot, ajo ka ndodhur, jo në publik, por është negociuar nga te gjithë palët për të pasur një lloj dialogu.
Se në fund të fundit politika dialog është pavarësisht se ne në Shqipëri dialogun e shohim si një insitucion momental që kur ka hall Edi Rama hajde bëjmë dialog, kur eshtë Edi Rama mirë, s’ka dialog.”, tha ajo./albeu