Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi ndalet edhe te festa e Ramazanit, ndërsa shkruan se vetpërmbajtja, sakrifica dhe përkushtimi janë mësimet më të volitshme të këtij muaji.
“Gëzuar Fitër Bajramin!
Nga zemra dua të uroj sot çdo shqiptar e veçanërisht besimtarët mysliman për festën e Bajramit të madh!
Dita e sotme fillon ndryshe për të gjithë agjëruesit e muajit të bekuar të Ramazanit dhe unë dua ti bashkohem urimit për agjërim të pranuar e lutje të plotësuara!
Vetpërmbajtja, sakrifica, përkushtimi dhe fokusimi tek e mira janë mësimet më të volitshme nga muaji i Ramazanit, mësime të cilat ne duhet ti përthithim e ti bëjmë pjesë të jetës tonë të përditshme!
Ne të gjithë jemi mëkatar, e tillë është qenia njerëzore, ama më të mirët ndër ne janë ata që pendohen me sinqeritet dhe kërkojnë falje.
Prandaj është koha më e volitshme për ti thirrur arsyes dhe për të reflektuar, gjithmonë mbetet në fuqi shprehja më mirë vonë se kurrë!
Sot kur të gjithë japin diçka nga vetja për më të pamundurit, le të reflektojmë e të vlerësojmë më shumë jetën!
Të bashkuar rreth të mirës mund të bëjmë shumë më shumë për veten, familjen e vendin!
Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët!”-shkruan Kryemadhi.