Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë.
Në këtë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.
Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm.
Duke folur për situatën aktuale, kryetarja e LSI tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. “Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.
“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar.
Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.