Kryetarja e LSI, Kryemadhi është takuar gjatë pasdites së sotme me shtabet e kësaj force politike në Tiranë.
“Politika ka kusuret e saj, qoftë unë, qoftë Petriti, por nuk ka kusure Floida, Keidi, por ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do përgjigjemi deri në fund.
Kjo është qeveria që grabit qytetarët e saj, kjo është qeveria që grabit votuesit e saj. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do të dalin në shesh, jo për të shantazhuar, por për të thënë që jemi të lirë.
Fatet tona nuk i ka në dorë as Edi Rama, as banditët e Edi Ramës. Ndaj ju lutem me dorë në zemër, sepse është shumë e rëndësishme që në 16 mars të tregojmë se Shqipëria është aty.
Nuk na frikëson dot, nuk na frikëson as vdekja, jo më një shëmtirë”, tha më tej ajo.