Kryemadhi: “Për dinjitetin, për familjen, për kombin.JO varfërisë.JO arrogancës.Asnjë hap pas”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.

“Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!” shkruan Basha.

‘Për dinjitetin, për familjen, për kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Për drejtësi të barabartë, Per shëndetësi të barabartë, për shanse të barabarta. Asnjë hap pas” shkruan Monika Kryemadhi.

Policia mësohet se ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri si para godinës së qeverisë ashtu dhe pranë institucioneve të tjera shtetërore. Në mbështetje të tyre do të jenë dhe mjetet ujëhedhëse, ashtu si dhe ka ndodhur në tubimet e shkuara.

Loading...