Kryemadhi: Po identifikojmë policët që dhunuan qytetarët, të gjithë do ta paguajnë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi publikoi sot emrat e policëve që sipas saj, dhunuan ditën e shembjes së Teatrit, qytetarët, politikanët dhe gazetarët.

Ajo tha se të gjithë ata që kanë gisht në shembje do ta paguajnë.

“Të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkie dhe ata policisë privatë të firmës që do ndërtojë atje do përgjigjen një ditë. Kemi nisur t’i identifikojmë. Kemi identifikuar: Altin Lila, Shef i komisariatit nr. 5.

Ai dhunoi gazetarin Alfred Lela. Kemi identifikuar Kastriot Gjokutajn, komandant i forcave special të Edi Ramës, Denisa Hima është policja që dhunoi Silva Cakën. Kemi filluar identifikimin e policëve dhe policeve që kanë dhunuar qytetarët. Turp më të madh nuk ka se të preket me dorë një grua e mbuluar me shami. Amarilda Shabani, është një tjetër police e dhunës”,- tha Kryemadhi.

Loading...