Kryemadhi: “Policia nuk vazhdon të gjejë paratë, por bën ‘ciu ciu’ në Twitter, duke akuzuar opozitën, sikur ishte faji i saj”

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi grabitja e miliona eurove në Rinas është bërë që paratë të përdoren për zgjedhje dhe për të larguar koncensionarin kinez ‘China Everbright Group’.

Së pari: “Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se ky është rasti i përsëritur. Para zgjedhjeve ndodhin këto fenomene, çuditërisht.

Do ta shikoni shumë shpejt këmbimi i euros.

Euro ka rënë sepse kanë hyrë në treg paratë e grabitura.

Policia nuk vazhdon të gjejë paratë, por bën “ciu ciu” në Twitter, duke akuzuar opozitën, sikur ishte faji i saj”, sqaron Kryemadhi në emisionin ‘I ftuari’ në A2 CNN.

Së dyti: “Unë jam e bindur që për këtë është, pasi për mua është një skemë funksionale, e cila është në bashkëpunim me punonjës banke, firmën transportuese dhe Policinë e Shtetit. Rinasi është një nga hallkat e të gjithë zinxhirit kriminal që sot në Shqipëri është institucionalizuar.

Mund të jetë edhe një prapaskenë tjetër. Për të larguar një koncesionar dhe për të sjellë një tjetër. Edhe kjo mund të jetë. Janë shumë gjera që vendosin në dilemë që vendosin në pikëpyetje sigurinë e vendit”, u shpreh Kryemadhi.

Grabitja e miliona eurove ndodhi të martën në mesditë nga disa persona paidentifikuar ende ndërkohë që viktimë e përplasjes më policinë mbeti Admir Murataj, që konsiderohej si organizatori i të gjithë skemës.

Loading...