Kryemadhi: Qëndrova sy hapur tërë natën, dështoi plani i bashkisë për të ndërhyrë te Teatri Kombëtar

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se punonjësit e bashkisë kishin në plan për të ndërhyrë mbrëmë, por fakti që protestuesit qëndruan sy hapur u dështoi planin.

‘Planet e ndërhyrjes së djeshme në orët e para të mëngjesit nuk u realizuan dot, më vjen keq për ata punonjës të bashkisë që e kaluan natën në zyrat e bashkisë apo cepat e rrugëve apo zyrat e ndërmarrjeve duke pritur momentin për të hyrë.

Por kjo qëndresë është më e pakta për të ndenjur sy hapur. Kjo godinë do të rezistojë përballë kufomave politike si ajo e Edi Ramës.

Kjo qëndresë do të vijojë. Askujt nuk do i shkojë në mendja si skutha që të bëjnë gjëra të fshehta si vendimin e paligjshëm që e firmosën duke falsifikuar një mbledhje që nuk ka ndodhur.

Përsëri sikur ndenjën sy hapur këto dy net duke i zgjatur jetën këtij teatri edhe dy net të tjera, mendoj edhe SPAK-u edhe drejtësia ti mbajë sytë hapur dhe të vendosë përballë përgjegjësisë ata njerëz dhe të zgjidhet ky ngërç.

Pandemia dhe kriza që ka krijuar Edi Rama ka rrënuar ekonominë.

Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte një gjendje e qetë, nuk patëm asnjë problem, por sigurisht kjo do të vijojë” tha ajo.

Loading...