Kryemadhi: “Rama ka krijuar një “Deep State”

Në kuadër të vizitës së saj disa-ditore në SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë edhe një intervistë për Zërin e Amerikës.

Duke komentuar aktualitetin në vend, Kryemadhi u shpreh se, me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do të hapet rruga hetimit të shumë çështjeve korruptive me autor qeverinë Rama.

“Gjykata Kushtetuese u ngrit. Gjykata do të ketë një punë të madhe dhe për të rikthyer në normalitet institucionet shtetërore. Ngritja e saj do t’i hapë rrugë ngritjes së SPAK, hetimit të Unazës së Re etj”, u shpreh Kryemadhi.

Sa i përket kritikave të fundit të presidentit Ilir Meta lidhur me aksionin e opozitës duke lënë mandatet, Kryemadhi u shpreh:

“Ndajmë qëndrime të ndryshme. Opozita sigurisht që është dëmtuar, por u detyrua të shkonte drejt rrugës ekstreme pas kapjes së medias, ekonomisë dhe ndërkombëtarëve. Ka afera që po të dilnin do qelbej bota. Rama ka krijuar një “Deep State””.

Si zgjidhet kriza politike në Shqipëri?

“Me zgjedhje të lira e të ndershme. Sot nuk është problemi te data e zgjedhjeve, por te standartet. Ajo që i kaq munguar klasës politike ka qenë vullneti i mirë. Krijimi i Gjykatës Kushtetuese do të krijonte mundësi të mira”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Loading...