Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur mbrëmjen e sotme se Edi Rama është paranojak dhe ka frikë se mos i bëjnë ndonjë gjë.
Duke folur në studion e Arian Çanit mbrëmjen e sotme në ‘Zonë e Lirë’, Kryemadhi ka treguar detaje në lidhje me veprimet e Edi Ramës.
‘Edi Rama është paranojak, kudo ku shkon merr shishet e veta me ujë.
Merr ushqimin me vete sepse ka frikë.
Ai kudo ku shkon ka paranojë se mos i ndodh ndonjë gjë’, është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Loading...