Kryemadhi: Rama shkoi në Abu Dhabi që të bënte vaksinën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi që të bëjë vaksinën ndaj Covid-19. E ftuar në ‘Zonë e lirë’, Kryemadhi u bë pjesë e rubrikës me pyetje të shpejta.

E pyetur nëse për të ishte lajm i mirë, i keq, apo nuk i ‘plaste fare’ për faktin që Rama shkoi në Abu Dhabi për të bërë vaksinën, Kryemadhi tha mendimin e saj.
Ajo u shoreh se është një lajm i mirë që ka bërë vaksinën, ndërsa për faktin që ka shkuar me avion privat, ka bërë gabim.
“Lajm i mirë që ka bërë vaksinën, lajm i keq që ka marrë avion privat,”- tha Kryemadhi.

Loading...