Kryemadhi/ Sa më shpejt të ecim me reformën zgjedhore do të jetë proces pozitiv

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nxit miratimin e reformës zgjedhore edhe para 15 marsit.

“S’kemi pse presim 15 marsin nëse është vullneti politik. Opozita është gati për të dhënë rekomandimet e veta që tani. Sa më shpejt të ecim me reformën zgjedhore do të jetë proces pozitiv” u shpreh Kryemadhi në një konferencë për median.

Por a ka mundësi që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme?

“Ajo që dua të them është që në 9 kushtet e Bundestagut pika të cilën ka detyrim opozita është miratimi i reformës zgjedhore, maxhoranca ka detyrim implementimi.”

Opozita nuk është pjesë dhe as përgjegjëse e atyre 8 pikave.

Loading...