Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Zonë e Lirë” ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.
Kjo pas deklaratës së tij në Pejë, se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen deri në vitin 2015. Ndër të tjera ajo i ka thurur lavde ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur atë “burrë” dhe cfarë e thotë sipas saj ai e con në fund.
“Edi Ramën e marr seriozisht, vetëm për kontrastin e ngjyrave në pikturë. Sa i përket deklaratave të tij nacionaliste, asnjëherë nuk e kam marrë seriozisht, madje askush nuk e marr seriozisht. Ai bën deklarata nacionaliste kur do të tërheqë vëmendjen.
Nëse do ta përmendte diçka të tillë Sali Berisha, po, atëherë do të thoja pa ta shoh edhe një herë se çfarë ka thënë Sali Berisha. Sali Berisha është burrë dhe gjithmonë kur e thotë diçka ai e çon deri në fund këtë”, – tha Kryemadhi. /Lajmifundit.al