Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Gazetari Klajdi Bodlli bën me dije për “BalkanWeb” se Kryemadhi ka qenë e shoqëruar me Kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe se takimi në selinë blu ka zgjatur vetëm pak minuta.
Mendohet se gjatë takimit është diskutuar situata politike në vend, çështja e mandateve të deputetëve dhe aksionet e opozitës së bashkuar.
(BalkanWeb)
Loading...