Kryemadhi takon naftëtarët e Fierit: Kjo industri ka nevojë për vëmendje ekonomike jo politike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me naftëtarët e Fierit, duke folur për kushtet e punës që ata kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë. Kryemadhi gjatë fjalës së saj tha se asnjë strategji nuk është bërë për përpunimin e naftës dhe faji nuk është i punëtorëve.
“Ka me qindra inxhinierë që të mirë që largohen. Ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës duhet t’i japim vëmendje tjetër jo vetëm politike por edhe ekonomikisht. Gjithë qyteti i Fierit jeton me industrinë e naftës. Sot ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, apo për shkak të mbylljes fragmentare edhe të rafinerisë së Fierit deri diku.

Shteti duhet të jetë edhe fitimprurës, por duhet të ketë edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike, atëherë i bie që të zhdukësh treçerekun e popullsisë sepse pjesa më e madhe aty kanë punuar”, tha Kryemadhi.

Loading...