Kryemadhi: “Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut”

Një këmbanë alarmi e konsideroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paketën antishpifje e cila pritet të kalojë për miratim në parlament në seancën plenare të së enjtes.

Kryemadhi tha se me këtë ligj do të një AMA si një hetuesi dhe njëAKEP si xhelat.

Ndër të tjera Kryeministri tha se Rama po kërkon të shtyje gjendjen e jashtëzakonshme për të fituar kohë, qe të mos ketë një zgjidhje për krizën politike.

“Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqje figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën.

Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe njëAKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit është e Rames ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj, e më pas do të sjellë censurën.

Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njeri-tjetrin.

Kemi të njëjtën situatë si më 1945 pas luftës së dytë botërore, ku nisën spastrimin e intelektualëve. Nuk është cudi të ndodhë sërsish pas censurës. Shqipëria pritet të marrë presidencën e OSBE dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë. Është një këmbanë alarmi, nuk presim reagim të madh nga parlamenti apo institucionet ndërkombëtare.” u shpreh Kryemadhi.

Fjala e Plote:

Në fakt mendoj që fjalën tona tashmë janë shumë të tepërta dhe do të doja që të mos ngeleshim thjesht në kuadrin e fjalëve, por të paktën ne si opozitë e bashkuar kemi marrë një qëndrim, një qëndrim dhe një vendim që për shumë opinionistë apo institucione ndërkombëtare apo dhe stabilokrat mund ta quajmë, kanë qenë vendime ekstreme, radikale që fillojnë që me djegien e mandateve apo dhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Pavarësisht që sot mendimet mund të jenë shumë të ndryshme për shkak të ndryshimi apo dhe të ndjesive që ka opinioni publik, por vetëm një veprim i tillë radikal i opozitës mund të bëntë që të nxirrte në pah imazhin e një autokrati të fshehur mbas figurinës të një liberali që mund të quajmë apo të një artisti ingocentrist që në fakt në vetvete në thelb të të gjithë kulturës së tij ka censurën ku nëpërmjet ligjit të sotëm, që do të kalojë mbas 2 ditësh në Parlament dhe nuk kam asnjë lloj iluzioni që mund të ketë ndonjë ndryshim gjatë rrugës.

Loading...