Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku zhvilloi një takim me strukturat në lidhje me qeverisjen e Edi Ramës duke theksuar se gjithckaje do ti vijë fundi me 25 Prill.
Teksa komentonte situatën e koronavirusit, tha se 90% e të rinjve dhe të rejave e kanë kaluar pa simptoma, por sot ishte takimi i fundit kaq i madh që realizohet nga LSI.
Në ditët në vijim, Kryemadhi tha se do të shkojë në banesat e qytetarëve për ti treguar alternativat që do i japin.
“Do të jetë takimi i fundit kaq i madh që bëjmë edhe pse kemi tentuar të mbajmë distanca, edhe pse mora vesh që 90% e juaj e kanë kaluar Covidin, kështu që jemi në një situatë shëndetësore shumë të mirë. Pjesa më e madhe me të rinj e të reja si puna ime pa simptoma, doli një që mund ta ketë kaluar me pak simptomë.
Dua të them që do ti kemi takimet shtëpi më shtëpi e kokë më kokë me njerëzit sepse nuk ka më nevojë të bindim për gabimet e qeverisë sepse janë më të qartë se ne.
Por duhet të flasim me njerëzit për alternativat që do i japim. Për ne, nuk ka rëndësi të bëjmë politikë e premtime të mëdha. Për në ka vetëm një premtim: Të bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.