Kryemadhi: “Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej dashuri me Ilir Metën”

Mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Opinion’ Kryemadhi tha se “Ne nuk jemi opozita, ne kemi një opozitë të re në parlament.

Opozitën e kanë aty ata. Ne na përfaqësojnë deputetët që kanë hyrë në parlament apo jo? Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin. Nuk kanë parë gjë akoma”.

E pyetur a do marrin pjesë në zgjedhje lokale ajo tha se zgjedhjet nuk do të mbahen me këtë qeveri.

Por cfarë diskuton bashkëshortja e Presidentit në shtëpi për situatën politike dhe djegien e mandateve?

“Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej dashuri me Ilir Metën. Po të ishte Ilir Meta në LSI nuk do i kishim djegur mandatet por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia. Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi” tha ajo

Loading...