Kryemadhi: “Vendimi i shqiptarëve është i prerë: “Të largojnë Edi Ramën si pengesën e vetme të kësaj të ardhmeje”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën fajtor vetëm një njeri për mos hapjen e negociatave, Edi Ramën.

Drejtuesja e LSI thotë se kryeministri është përgjegjësi direkt që Shqipëria nuk mori një “PO” dhe për këtë arsye duhet që të jape menjehere dorëheqjen.

Kryemadhi thotë se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i këtij njeriu.

Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar shumë qartë se me Edi Ramën, bashkimi me BE-në është një objektiv i pamundur, një ëndërr e parealizueshme për ta. Shqipëria s’është dhe s’mund të jetë kurrë peng i tij, dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë politike që rëndon mbi kryeministrin.

Shqiptarët ja kanë dalë ta bindin Europën se janë pjesë e saj, se e duan Europën, se kërkojnë të jetojnë me standardet e saj të larta demokratike dhe ekonomike, ndaj dhe e mbështesin masivisht projektin e Europës së Bashkuar. Por shqiptarët e kanë gjithashtu shumë të qartë që pengesa e vetme për këtë ëndërr dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian është Edi Rama.

Kryetarja e LSI këmbëngul se dështimi është vetëm i Edi Ramës, jo i klasës politike shqiptare.

Dështimi i Edi Ramës është individual, është personal, është i fokusuar vetëm te ai sepse ai zgjodhi që të ndërtojë të ardhmen e tij mbi atë të shqiptarëve, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve duke i varfëruar ata, zgjodhi ti grabisë ata, zgjodhi tu prishë qetësinë familjare atyre, zgjodhi që të detyroi me qindra dhe mijëra shqiptarë që të largohen nga Shqipëria, për shkak të tokës së djegur që ndërtoi Edi Rama.

Ndaj, shqiptarët nuk do të ndryshojnë asgjë nga bindja se Europa është e ardhmja e vetme e sigurt dhe njëherazi vendimi i tyre është i prerë: të largojnë Edi Ramën si pengesën e vetme të kësaj të ardhmeje.

Loading...