Në fjalën e saj në parlament, Kryemadhi ka deklaruar se vetëm në një diplomë, qeveria ja kalon Lëvizjes Socialiste për Integrim, në atë të lëpirjes së menderes së kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi: Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar. Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar.
Elisa Spiropali nuk e di në ka diplomë fare. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju.
(Shqiperiaime)