Kryeministi Edi Rama – “Unë do ta udhëheq vetë protestën e studentëve sepse sistemi ka nevojë për një reformim të thellë”

Edi Rama paraqiti vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë që garantojnë uljen e ndjeshme të tarifave për studimet “Bachelor” të çdo dege. Këtë vit do përfitojnë ulje tarifash edhe studentet e dobët ndërsa në vitet në vijin gjithçka do jetë në bazë merite.

Rama tha se nuk do ndryshojë buxheti i shtetit, duke shtuar se “fondet për uljen e tarifave do merren nga fondi aktual i parashikuar për Ministrinë e Arsimit”. Po kështu ai tha se nuk do ndryshojë as Ligji i Arsimit të Lartë (kërkesë kjo e pedagogëve).

Rama u pyet drejtpërdrejt nga gazetarët se çfarë do të bëjë nëse studentet do të jenë të pakënaqur me këto vendime dhe do ti rikthehen protestave në janar?

Kryeministri u përgjigj: “Unë do ta udhëheq vetë protestën e studentëve sepse sistemi ka nevojë për një reformim të thellë”. Me një dozë ironie ai shtoi: “Do ta kap edhe protestën meqenese kam kapur çdo gjë tjetër…”

Loading...