Kryeministri Edi Rama dekoron akademikun Rexhep Qosja

Kryeministri Edi Rama dekoron akademikun Rexhep Qosja. Në prezencë të Albain Kurtit, Rama deklaroi se Qosja është një ‘zotni burrë në plot kuptimin e fjalës’, ndërsa kujtoi edhe mësimin që kishte marrë nga një analizë kritike e akademikut, në kohën kur Rama ishte në opozitë.

Rama tha se në atë kohë Rexhep Qosja botoi në kritikë të titulluar “Opozitë me duar në xhepa”. Që prej asaj kohe tha ai në çdo takim pune ka parasysh figurën e Qoses dhe kurrë më nuk e përsërit të njëjtin gabim.

“Një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje shqipe. Zhurmat e kanë dominuar prej kohës mjedisin publik. Shumë kohë më parë nxënësit në liceun artistik më ra në dorë një libër me titullin “Anatomia e Kulturës”. Ishte një libër i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër dhe përçonte një aromë tjetër nga ajo shabllone të estetikës dhe kritikës me trë cilët ishim mësuar. Që atëherë u vura në gjurmët e atij autori.

Ka qenë kështu që kur flitej për Barletin, më shfaqej me portretin e Qoses. Vetë jeta e tij në rrahjet e pulsit të kombit të vet është një libër i shkruar në ndërgjegjen e bashkësisë të cilës ai i përket. Rexhep Qosja hyn te ata njerëz për të cilët e quaj veten me fat që jam bashkëkohas dhe që kam arritur ta njoh. Në kullën e tij pre librash në Prishtinë pranoi ta merrte simbolin e vogël të cilin menjëherë e vendosi në jelek në krahun e zemrës. Kur e pashë atë pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë.

Ky simbol është i nderit të jashtëzakonshëm që kam nderin t’ia dorëzoj sot në përvjetorin e 85-të të jetës së tij. Sot është dita të tregoj diçka shumë personale. Nga koha kur isha në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. Gjatë inaugurimit të një shkolle në Tiranë kamerat me zunë me duar në xhepa. Dhe ju bëtë një analizë e cilësuat “Opozitë me duar në xhepa”. Unë u sfidoj të gjithëve të gjej që nga ajo kohë një foto që të jem me duar në xhepa gjatë një vizite pune.

Menjëherë më kujtohet Rexhep Qosja dhe tak i heq duart nga xhepat. Që kur më dhembi atëherë kurrë më duar në xhepa. Ky është një shembull i vogël për ndikimin e kritikës së Rexhep Qoses sepse gërmat i rendit. Ndërkohë më kujtohen disa qortime jo më të vogla që do doja t’i merrja personalisht. Kur thotë “fol shkurt”. Unë e kam të vështirë të flas shkurt dhe jo më sot kur jam para jush. E vërteta pa lajka është se Rexhep Qosja është një shpirt i madh”, tha Rama.

Loading...