Kryeministri Edi Rama i vendosur për mbylljen e llotove : “Ka mbetur ndonjë tek-tuk por do të identifikohen dhe arrestohen”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme nga studio e emisionit Zonë e Lirë se pikat e basteve janë mbyllur që prej 1 janarit 2019.

Rama ka shtuar se mund të ketë mbetur ndonjë pikë tek-tuk por dhe ato do të identifikohen dhe pronarët do të arrestohen.

Të gjitha janë mbyllur, ka ndonjë tek-tuk por do të identifikohen dhe arrestohen. E dyta, online i ligjshëm është mbyllur, por ka ndonjë tjetër, kjo është një luftë e vazhdueshme që e bën edhe një vend si Turqia për shembull. Bëhet fjalë për qindra e qindra miliona euro që hidheshin në lumë. Nëse thua që qindra e qindra miliona euro hidhen në një kanal tjetër është e pamundur. Është e pamundur. Online është i kufizuar maksimalisht’, u shpreh Edi Rama.

Loading...