Kryeministri Edi Rama ironizon opozitën – “Kur do e rrxoni pra se iku viti?”(foto)

Reagon kryeministri Edi Rama me anë të një fotoje në Instagram, pas deklaratave të opozitës për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij sistemi.

Rama ka ironizuar me anë të një fotomontazhi në të cilën shfaqet duke tërhequr një litar, kreu i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ,si dhe deputetë të tjerë të opozitës.
“Kur do e rrxoni pra se iku viti?”- shkruan Rama.

Kujtojmë se gjatë falës së tij me banorët Unzës së Madhe, Lulzim Basha tha se të shembet ky sistem që kurrë mos bëhen pazare dhe të mos largohet banda hajdute.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha gjatë një takimi me strukturat në Vlorë se qeveria e Surrelit ka rënë.

Loading...