Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet akuzave të opozitës

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës, e cila mes të tjerash doli në përfundimin se “janë lënë jashtë ndihmës financiare 750 mijë qytetarë”.

Referuar kësaj, Rama shkruan me ironi se para epidemisë opozita thoshte se kishim vetëm të papunë, ndërsa tani sipas saj kemi punëtorë e të varfër që duhen paguar.

“Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria😂 #VajMedetPD 7X7?”, shkruan Rama.

Loading...