Kryeministri Edi Rama ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama: Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre!

Kryeministri Edi Rama ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama në një shkollë në Surrel, zonë në të cilën ai jeton prej disa vitesh.

Pas votimit, ai ka dhënë edhe një mesazh për KQZ, duke u shprehur se situata e krijuar në fillim mos të ketë krijuar probleme me votimin.

“Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ato zona ku në fillim nuk punuan aparatura. Të gjithë ata që nuk votuan herën e parë, uroj të kthehen sërish të japin votën e tyre”, tha ai.

Loading...