Kryeministri Edi Rama: “Kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit, o do mbetet me gisht në gojë”

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme iu adresua sërish me një mesazh të qartë për të gjithë bizneset që nuk respektojnë ligjin.

Në ‘Facebook’ Rama pohoi se të gjithë do të futen në rreshtin e ligjit, ndërsa ata që abuzojnë me të do ta pësojnë.

“Koka bën koka pëson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të le pa gjë.

Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit, o do mbetet me gisht në gojë.”, shkruan Rama,

ndërsa ka postuar edhe disa foto hotelesh, aktiviteti i të cilëve është bllokuar.

Loading...