Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare.
Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një sërë takimesh ku në fokus pritet që të jetë çelja e negociatave si dhe situata e vështirë politike në vend.
Në orën 17:00 kreu I qeverisë do të zhvillojë një takim me shefen e diplomacisë, Federica Mogherini.
Pas takimit me Mogherinin, Rama ka planifikuar që të takohet edhe me kreun e KE, Donald Tusk si dhe me Presidentin Jean-Claude Juncer.
Takiminme Donald Tusk, do te zhvillohet në orën 18:50 ndërsa atë me Juncker në orën 19:00.
Ndersa ne oren 19:30 eshte planifikuar konferenca per shtyp me Juncker.
Vizita e Ramës vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE.
Më 18 qershor Këshilli i Ministrave pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.