Kryeministri Edi Rama viziton spitalin e Traumës – “U premton fëmijëve se do ti marrë në shtëpinë e tij nëse nuk do të ketë se ku do të strehohet”

Mbrëmjen e kësaj të shtune, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar në spitalin e Traumës disa nga fëmijët e prekur nga tërmeti që ndodhen të shtruar dhe po marrin trajtimin e duhur.

Teksa është interesuar për shëndetin e tyre, Rama u ka premtuar djemëve të vegjël se për ta do të sjellë bluze të firmosur nga yjet e futbollit, ku njëra prej bluzeve do të jetë me firmën e Cristiano Ronaldos.

Nga ana tjetër, Rama mësoi se njëri nga fëmijëtshtë hedhur nga kati i pestë për të shpëtuar nga tërmeti shkatërrues.

Djalit në fjalë, Rama i premtoi se do ta marrë në shtëpinë e tij nëse nuk do të ketë se ku do të strehohet.

Loading...