Holanda mbetet skeptike për sa i përket negociatave me Shqipërinë.
Së fundmi, Kryeministri holandez ka deklaruar se Shqipëria nuk është ende gati për një proces të tillë, ndërsa Maqedonia e Veriut po.
“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi”, tha Rutte për revistën “Pobjeda” nga Podgorica.
Ai u kujdes të vinte në pah faktin se disa vende nuk duan që t’i ndajnë vendet nga ky proces.
“Disa të tjerë nuk e dëshirojnë këtë, kjo është arsyeja pse në Këshillin e fundit Evropian vendosëm të mos përparojmë në hapjen e negociatave me këto vende”, tha Rute.
I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat realisht real për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rute u përgjigj se pranimi në Union në një datë të caktuar nuk është qëllim në vetvete.