Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Vetë kryeministri Hoti e ka bërë të ditur lajmin, përmes një postimi në “Facebook”:
“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë.
Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.
Kujtojmë se Hoti sot kishte kontakte me shumë njerëz pasi që vizitoi disa biznese në rajonin e Dragashit.
Loading...