Kryeministri rus, Mikhail Mishustin ka dalë pozitiv me koronavirus, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë rus që diagnostikohet me Covid-19.
Ai ka njoftuar presidentin Vladimir Putin për gjendjen e tij shëndetësore.
Mishustin propozoi që zv.kryeministri Andrey Belousov të shërbejë si ushtrues detyre i Kryeministrit gjatë mungesës së tij.
“Testet që sapo kam bërë kanë dalë pozitive.
Për rrjedhojë, unë duhet që të vetizolohem dhe të zbatoj të gjitha urdhërat që më japin mjekët”, tha kreu i qeverisë.
Putin e ka mbështetur propozimin e tij, ndërsa shtoi se ai do të kërkojë akoma miratimin e Mishustin për vendime mbi politikën ekonomike gjatë kohës që ai qëndron në izolim.
Loading...