Edi Rama është përgjigjur për akuzat e Sali Berishës se vajza e tij dhe Linda Ramës ka përfituar tendera nga qeveria.
“Më vini në pozitë pak të vështirë, sepse ndërkohë që unë nuk jam i prirur që të komentoj akuzat e dikujt që është subjekt i listës sëz ezë të SHBA, dhe Britanisë së Madhe për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë, dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri, për ato arsye që i dini, pyetja më vjen nga ju, gazetar dhe shmangia do të krijonte keqkuptim të padrejtë me personat që citove. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë, kurrë. Kurrë. Në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes sime, nuk ka përfituar asnjë qindarke nga fondet publike”, tha Rama gjatë një konference për mediat.
Loading...